Hapësire reklamuese

Aktualitet

Langarica del nga shtrati, turistët e huaj bllokohen në kanionet e Përmetit

Shkruar nga Newsbomb
Langarica del nga shtrati, turistët e huaj bllokohen në kanionet e

Një grup turistësh të huaj janë bllokuar në kanionet e Përmetit, pasi lumi i Langaricës ka dalë nga shtrati për shkak të prurjeve të mëdha nga reshjet e shiut.

Turistët e huaj kanë shkuar për të vizituar kanionet në orët e para të ditës dhe kur vërshimet e lumit nga reshjet janë rritur, ata kanë mbetur të bllokuar.

Efektivë të Policisë së Shtetit dhe zjarrfikësit e zonës janë angazhuar në operacionin e kërkim-shpëtimit të tyre.

Deri tani, nuk ka njoftim për persona të lënduar apo në kushte të vështira shëndetësore, por vetëm në pamundësi për të kaluar lumin.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese