Hapësire reklamuese

Aktualitet

Lamtumirë Mjeshtër! Zef Deda përcillet sot për në banesën e fundit

Shkruar nga Newsbomb
Lamtumirë Mjeshtër! Zef Deda përcillet sot për në

Mjeshtri i humorit, Zef Deda, do të përcillet sot për në banesën e fundit.

Aktori i mirënjohur shqiptar u shua në moshën 73-vjeçare, për shkak të një sëmundjeje të rëndë. Zef Deda ndërroi jetë ditën e djeshme, ndërsa sot do t’i jepet lamtumira e fundit.

Në teatrin “Migjeni” do të mbahen sot homazhe në nder të aritistit shqiptar. Homazhet nisin në orën 09:00. Pas homazheve, në oren 13:00, kortezhi niset për meshën e dritës, më pas përcjellja për në banesen e fundit, në varrezat e Rrmajit.

Ndarja nga jeta e mjeshtrit të humorit shqiptar, Zef Deda, është pritur me hidhërim nga kolegë dhe të afërm, të cilët janë shprehur të tronditur nga vdekja e Zef Dedës.

Zef Deda është një nga komedianët më të mirë të Shqipërisë, i cilësuar edhe si Charlie Chaplin i Shqipërisë. I njohur për rolet e tij e kryesisht si kunati i shokut Xhemal, apo për plastikën e jashtëzakonshme të një aktori shqiptar që mund të imitonte magjinë e Charlie Chaplin, Zef Deda mbetet në memorien e shqiptarëve si një ndër artistët e rrallë të skenës që la një pasuri të madhe, po aq edhe shpirtin artistike që përcolli te dy djemtë, Julin dhe Marion, të dy artistë të njohur në vend.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese