Tirana
overcast clouds
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
55 %
1kmh
90 %
Die
20 °
Hën
20 °
Mar
21 °
Mër
21 °
Enj
21 °
E diel, 17 Tetor, 2021
spot_img

‘Lamtumirë e dashur’, arrestohet biznesmeni shqiptar në Itali

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Një shtetas shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi akuzohet për agresion psikologjik ndaj një gruaje.

Sipërmarrësi shqiptar i kishte dërguar një videomesazh një gruaje 30-vjeçare ku ai shfaqej me gjoksin jashtë, mbushte pistoletën dhe bënte sikur kishte ndërmend të vriste veten.

Pas denoncimit të gruas në polici, efektivët  shkuan në shtëpinë e shqiptarit, ku e gjetën 39-vjeçarin duke parë televizor i qetë.

Gjatë kontrollit u gjetën fishekë manovre, një fishek i vërtetë kalibër 38, një pistoletë ‘kopje’ e replikë e revolverit gjysmëautomatik Glock, pa tapë të kuqe (të cilën ligji italian ua kërkon prodhuesve e shitësve të armëve fals për të treguar parrezikshmërinë e tyre’.

Shqiptari është akuzuar për agresion psikologjik karshi viktimës. Veprimi i tij është bërë me synimin për të shkaktuar mëshirë te gruaja që ajo të rikthehej tek ai.

 

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img