Tirana
clear sky
1.5 ° C
1.5 °
1.5 °
35 %
5.1kmh
0 %
Die
5 °
Hën
4 °
Mar
6 °
Mër
6 °
Enj
7 °
E diel, 5 Shkurt, 2023

Lamtumirë Baxhak ‘babai dhe dashnori’ i reportazhit

spot_img

Lajme të ngjashëm

Gazetari Engjëll Serjani ka dhënë ekskluzivisht për newsbomb.al një shkrim për Fatos Bxhakun, mikun dhe kolegun e tij që u nda sot në mënyrë të parakohshme nga jeta.

Serjani ishte miku dhe shoku që udhëtoi më shumë në reportazhet e Fatos Baxhakut, bashkë me të, në dekadën e fundit, ndërsa tregon dhe disa foto nga vendet ku gazetari shkroi.

MESAZHI I NDJERË I ENGJËLL SERJANIT PËR IKJEN E BAXHAKUT, EKSKLUZIVISHT PËR NEWSBOMB.AL:

Lamtumirë Baxhak “babai dhe dashnori” i reportazhit

Si ike kështu vëlla? Pa na dhënë një shënjë? Pa na thënë një fjalë? U largove duke luftuar në heshtje, deri në minutën e fundit. Nuk ja dole dot? Të humbëm! Po ti nuk ke humbur, kemi humbur ne që nuk të kemi. Ti ke marrë udhën e fundit për të shkruar një reportazh nga Qielli i Shtatë. Na vështron dhe buzëqesh.

Tosi, ti mbetesh refleks dhe modeli i virtytit. Të njoha në fillim të viteve 90, kur ishe gazetar fare i ri. Kishe ardhur nga Akademia e Shkencave për të hyrë në Akademinë e Reportazhit të Terrenit. Krejt ndryshe nga të gjithë të tjerët. Kishe një axhendën krejt personale. Ndryshe nga të tjerët, ti kishe laps dhe bllok, kishe aparat fotografik dhe çantë. Kishe sandale dhe çizme. Sa nga Libohova në Mirditë, nga Kurveleshi në Skrapar, nga Sokaku i të Marrëve në Arkivin e Shtetit, nga Vjosa në Drin, nga Korabi në Biblioteken Kombëtare,

Ikja jote e parakohshme nga kjo botë, është  e pazëvendësueshme. Jo vetëm për, familjen, për ne  kolegët dhe miqtë e ty, por për ata fshatarët dhe qytetarët cep më cep në gjithë Shqipërinë. Ata njerzit e thjeshtë që të prisnin krahëhapur derë më derë. Do të na mungojë, pasioni yt i pashtershëm, heshtja dhe qetësia jote për realizuar kauzat dhe bindjet e tua, ashtu njerëzisht, por pa bërë kompromis për asgjë të pa drejtë.

Fati nuk desh që ti të vazhdoje të jetoje më gjatë. Pak jetove dhe shumë le pas. Reportazhe, dokumentarë, libra plot. Por sa të tjera le pa thënë. Ishe në kulmin e krijimtarisë të pjekurisë, të energjive dhe të dëshirës për të punuar.

Dikur, kur ishte kryeredaktor në “Gazeta Shqiptare”, në ato vite të shpërthimit të shtypit të lirë, më kujtohet kur më thoshje; “Të kam zili, që ke mundësinë të lëvizësh. Lëvizja, terreni jashtë Unazës së Tiranës, ajo është gazetari”.

“A na duhet reportazhi? Po. Shtypit Shqiptar i duhet reportazhi edhe në kohën e dixhitalizimeve. Reportazhi e çon qendrën në periferi, ai sjell zërin e njerëzve të papërfillur, na mëson traditën, na rrëfen se nga vimë, dhe na jep përgjigje për shumë pyetje të shurdhërta: përse, cilët, si kur çfarë”, kjo ishte deviza profesionale e Baxhakut.

Në historinë e shtypit të lirë shqiptar, ti Baxhak do të kujtohesh si pena e ndershmërisë, dashurisë njerëzore, thjeshtësisë, transparencës, vërtetësisë, kurajos. Ishe pena që thjesht dhe me pak zë nxorre në dritë të vërteta të mëdha. Ndaj të donin njerzit dhe të hapnin zemrën dhe shpirtin, edhe në fshatrat më të largët dhe zonat më të humbura, ku ti shkoje i mbështetur në një shkop dhe me një trastë pelegrini në shpinë.

Shkruaje dhe besoje vetëm të vërtetën. Kërkush tjetër në gazetarinë e shkruar dhe televizive nuk foli për të vërtetat e hidhura sa ti. Për të vërtetën tënde kishin nevojë të gjithë shqiptarët. Pena jote u jepte kurajo dhe shpresë, sepse kishte brenda vetës një përmasë tjetër të së vërtetës. Të vërtetën e thënë thjesht, qartë dhe nga “vendi i ngjarjeve” të përditëshme.

Fatos Baxhaku ti do të mbetësh për këtë brez gazetarie si themelues i gazetarisë së terrenit, babai i reportazhit. Ky ishte misioni ty në gazetari. Asnjë smartpfon apo kompjuter, sado i sofistikuar, nuk do të arrijë dot që të zëvendësojë energjinë positive të një shtërngimi të mbarë duarsh apo të një buzëqeshjeje që vjen nga zemra. Kjo është një nga të shkruarat e fundit të Baxhakut tek libri “Përtej gardheve”. Ky është edhe mesazhi yt i fundit.

Ky ishte fati yt vëlla. Shumë, shumë, por shumë do më mungosh.

Lamtumirë Fatos Baxhaku, “babai dhe dashnori” i reportazhit, i Shqipërisë së vërtëtë dhe i njerzve të thjeshtë.

Gjirokastër, 16 Gusht 2019

 

Më shumë


spot_img









spot_img