Tirana
clear sky
-0.5 ° C
-0.5 °
-0.5 °
86 %
2.1kmh
0 %
Mër
10 °
Enj
15 °
Pre
9 °
Sht
7 °
Die
5 °
E mërkurë, 8 Dhjetor, 2021
spot_img

Lame: Duhet t’u themi STOP ndërtimeve pa leje. Qarqet të dërgojnë dokumentet për certifikimin e pronave

digitalb
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

“Procesi i legalizimeve vijon dhe pse ai duhet të ketë një fund”,  kështu u shpreh Kreu i Kadastrës Shqiptare, Artan Lame, në një konferencë për mediat gjatë mesditës së sotme.

“Ne kemi thënë që legalizimet ishin histori suksesi, por ka një fund. Duhet të themi mjaft më me ndërtime pa leje. Jo më kot ishte nisma e kryeministrit në Shëngjin për frenimin e ndërtimeve pa leje. Shqiptarë mjaft më me ndërtime pa leje. Por, procesi nga ana tjetër vazhdon. Ka zona që janë mbyllur ka zona që janë në limite. Procesi quhet i mbyllur kur ato që mund të legalizohen, legalizohen dhe pjesa tjetër ligji ka gjetur zgjidhje me ligjin e ri. Procesi i legalizimeve vazhdon. Unë shkuraoj vetëdeklarimet e reja sepse abuzohet dhe kthehet në nxitje për legalizime të reja. Por aplikimi bëhet nëpërmjet E-Albania. Një ditë duhet të themi mjaft me ndërtimet pa leje”- tha Lame.

Më tej, ai foli për procesin e regjistrimit të pronave për çdo qark duke u bërë thirrje zyrtarëve që të sjellin sa më shpejt dokumentacionin në Tiranë.

“Një javë më parë ne ishim në Fier për certifikimin e pronës. Unë dua të tërheq vëmendjen që procesi i regjistrimit dhe certifikimit të tokës ka probleme që e vuri në dukje kryeministri me kryetarët e bashkive. Luani këmbët dhe dorëzoni dokumentet në kadastër. Kadastra do dokumentacionin historic të tokës. Shumica e qarqeve nuk e kanë dorëzuar këtë dokumentacion që grupohet në Kadastër që të skanohet aty dhe do ta mbajmë një kopje në Tiranë që sa herë shqiptarët tu rivijë ideja ta djegë Kadastrën të mos e bëjë sepse është në Tiranë. Në ato zona ku kemi marrë dokumentet vazhdojmë procesin, në të tjera jo”- theksoi ai.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
digitalb
spot_img
spot_img