Hapësire reklamuese

Politikë

"Lali është shqetësuar", Hoxha: Pushteti po përpiqet të delegjitimojë Ahmetajn

Shkruar nga Newsbomb
"Lali është shqetësuar", Hoxha: Pushteti po

Teksa intervista e Arben Ahmetaj po nxjerr në pah shumë të pathëna të qeverisë, gazetari Artan Hoxha tha ish-zv.kryeministri ndodhet në Zvicër.

Ndër të tjerash, i ftuar në emisionin Të Paekspozuarit në MCN TV, ai ka zbuluar një telefonatë që ka pasur me Arben Ahmetajn ku i ka sqaruar se intervistën e ka dhënë në televizionin Syri, pasi beson se nuk marrin para nga inceneratorët.

Sipas gazetarit, kjo intervistë ka shqetësuar qeverinë dhe kryebashkiakun Erion Vleiaj dhe se për këtë arsye po përpiqen ta delegjitimojnë kohët e fundit.

Lexo edhe: Arben Ahmetaj nxjerr EMRAT: Më sulmuan mua sepse duhej bërë një kokë turku!

Lexo edhe: Bomba e Ben Ahmetaj: Nëse hetohet inceneratori i Tiranës, shqiptarët do llahtarisen

"Di që ai procedurat ka filluar t'i bëjë gati para se të ikte nga Shqipëria. Kur është marrë në intervistë, ai ndodhet në Zvicër. Nuk e di ku e ka realizuar intervistën. Më bëri përshtypje pse ka folur pikërisht në këtë moment. Ai është pa mandat, hetimet ndaj tij janë në fazën përfundimtare. Njëri hetim është çuar në gjykatë, është për ish fabrikën e miellit buka.

Ajo që është interesante, çështja duhet të ishin inceneratorët, aq më tepër inceneratori i Tiranës. Pashë reagimet këto ditë që të delegjitimonin Ahmetajn. Lali, lali, ja ka vënë vetë emrin vetes ai, sepse kur ta vënë të tjerët duhet ta meritosh. Gjëja që më intereson janë inceneratorët dhe kryesisht ai i Tiranës, që është në fazë të hershme të hetimit. Kjo është gjëja e madhe që na intereson. Ahmetaj edhe pse u përfshi te historia e inceneratorëve, nuk po gjykohet për to.

Një hetim e ka për shpërdorim detyre dhe hetimin tjetër e ka hetim pasuror. Nuk e kanë futur te inceneratorët. Ahmetaj tha po shkoj te Syri, sepse këta nuk kanë marrë lek nga inceneratorët. Por, kështu na tha edhe Mërtiri. Kjo për mua si intervistë merr vlerë në momentin që ai, minimalisht, të çojë disa fjali që na japin një shikim tjetër mbi ngjarjen. Ahmetaj më tha më intereson thelbi dhe kam zgjedhur këtë media. Ai te Fevizu tha “jam askushi të kaloj 19 vendime qeverie brenda një dite”, mendoj se ky është thelbi," tha Hoxha.

Lexo edhe: “Na e nxorët në pritë, ne e vramë”, Arben Ahmetaj zbulon porosinë e Ramës për SPAK

Lexo edhe: Refuzoi prangat dhe iku, Ahmetaj: Po hetohem për darkat me Erjolën, jo inceneratorët

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese