Tirana
broken clouds
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
44 %
4.1kmh
75 %
Pre
26 °
Sht
29 °
Die
30 °
Hën
28 °
Mar
24 °
E premte, 17 Shtator, 2021
spot_img

Lajmi për zhdukjen e kontejnerëve me mbetje kimike, reagon Dogana: Ja e vërteta

spot_img

Lajme të ngjashëm

Drejtoria e Përgjitshme e Doganave ka reaguar pas pulikimit të lajmit nga një portal italian që ngrinte dyshime se mbi 1300 kontejnerë me mbetje që mund të kenë përfunduar në Shqipëri.

Dogana sqaron përmes një njoftimi për mediat se për vitin 2016 nga Porti i Durrësit janë tranzituar drejt Maqedonisë, nëpërmjet Degës Doganore ‘Qafë Thanë’, 1120 tranzite ndërkombëtare me kontenierë, kryesisht produkte ushqimore.

Po dje reagoi dhe Prokuroria e Përgjithshme duke mohuar të ketë një hetim për këtë çështje. “Në bazë të interesimit tuaj, Prokuroria e Përgjithshme njofton se: Nuk ka ndonjë hetim lidhur me sa pretendohet në një shkrim të shpërndarë pasditen e sotme, lidhur me hyrje të mundshme në mënyrë të paligjshme të kontejnerëve me mbeturina. Gjithashtu, në takimin ndërmjet Prokurorit të Përgjithshëm, z. Adriatik Llalla dhe Drejtorit të Antimafias Italiane, z. Franko Roberti, nuk është diskutuar një çështje e tillë”, deklaron zyrtarisht Prokuroria e Përgjithshme.

DEKLARATA E DOGANAVE

Lidhur me artikujt e publikuar gjatë dy ditëve të fundit në media, per tranzitin ndërkombëtar nga Shqipëria, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave informon opinionin publik se: Për vitin 2016 nga Porti i Durrësit janë trazituar drejt Maqedonisë, nëpërmjet Degës Doganore Qafë Thanë, 1120 tranzite ndërkombëtare me kontenierë. Nga verifikimet e kryera në deklarimet e përshkrimit të mallrave/artikujve të transportuara në këto tranzite ndërkombëtare kanë qenë mallra kryesisht ushqimore. Të gjitha këto tranzite kanë kaluar në doganën shqiptare, me Doganë hyrëse Durrësin dhe Doganë dalëse Qafë Thanën dhe këto tranzite rezultojnë të mbyllura në sistemin tonë elektronik brenda afateve të përcaktuara. Drejtoria e Përgjithshme e Doganave nuk ka patur ndonjë shqetësim të ngritur nga homologët lidhur me këtë cështje por referuar këtij artikulli ka komunikuar zyrtarisht me doganat homologe në Itali dhe në Maqedoni, dhe pret një konfirmim zyrtar prejt tyre.

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img