Hapësire reklamuese

Aktualitet

Lajmi në Newsbomb, reagon Policia: Po hetohet rasti, ekspertizë makinës së drejtorit

Shkruar nga Newsbomb

Pas lajmit të publikuar në Newsbomb.al, se drejtori i Policisë së Gjirokastrës, Lorenc Paganika, ka aksidentuar me automjetin e tij një person dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes (bazuar në denoncimin e mbërritur në redaksi), ka reaguar Policia.

Në njoftimin për media thuhet se për rastin në fjalë kanë nisur hetimet të udhëhequra nga Prokurori dhe në dijeni është vënë SHÇBA. Hetimet vijojnë për identifikimin e automjetit që përplasi kalimtarin me inicialet A.M.

Njoftim për media:

Në lidhje me lajmin e publikuar sot se mjeti i Drejtorit te Drejtorisë Vendore të Policise Gjirokastër ka aksidentuar një shtetas dhe është larguar pa i dhënë ndihmë të aksidentuarit bëjmë me dije se:

Pas publikimit të lajmit Drejtori i Policisë Gjirokastër për të provuar mos përfshirjen në këtë ngjarje ka kërkuar që automjeti të cilin ka në përdorim t'i nënshtrohet aktit te ekspertimit nga grupi hetimor të kryesuar nga Prokurori.

Njëkohësisht është njoftuar nga vetë Drejtori Vendor edhe Shërbimi për Çështjet e Brendeshme dhe Ankesat, për t'u përfshirë në verifikimin e rastit.

Ndërkohë nga Policia e Tepelenës vijon puna për identifikimin e automjetit që shkaktoi aksidentin, si dhe për kapjen dhe arrestimin e drejtuesit të automjetit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu