Tirana
clear sky
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
53 %
1.5kmh
0 %
Enj
23 °
Pre
28 °
Sht
28 °
Die
31 °
Hën
33 °
E enjte, 17 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

LAJMI NË NEWSBOMB.AL/ Qytetari i shkroi Tahirit në Facebook, reagon menjëherë policia: Ja si qëndron e vërteta

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

7689e02a3dff6ff7fe9f8e0dacd9b4b7

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri natën e ndërrimit të viteve ka publikuar përmes ironisë e humorit një sërë telefonatash që janë bërë në policinë e shtetit nga moria e 270 mijë telefonatave.

Por ndërsa ministri ka bërë pak gallatë me denoncimet e çuditshme, një qytetar i ka shkruar direkt në koment denoncimi. Sipas qytetarit, punonjësja e policisë i kishte marrë djalit të tij 50 euro për të kaluar kufirin ndërsa shtoi se ishte munduar të kontaktonte me dikë me mbiemrin Çela e që sipas tij ishte komandant i policisë së portit.

Newsbomb.al pasqyroi këtë denoncim të qytetarit por i menjëhershëm është reagimi i policisë së shtetit e cila sqaron gjithashtu se nuk ekziston asnjë zyrtar me mbiemër Çela.

“Në datë 22 dhjetor 2016 në dalje të Republikës së Shqipërisë  gjatë regjistrimit të shtetasve u paraqit në sportel shtetasi I.O., 19 vjeç.

Nga verifikimi rezultoi se ky shtetas ishte deportuar nga Gjermania në datë 11 shtator 2016 me motivin “Refuzim azili ekonomik”. Policia kufitare shqiptare i ka bërë të ditur se në bazë të ligjit nuk do të ndalonte udhëtimin e tij në zonën Shengen, por duhet të merrte parasysh faktin se mund të kishte marrë penalizim për të hyrë në zonën Shengen, nisur nga praktika e rasteve të njohura më herët.

Shtetasi I.O. u lejua të udhëtonte drejt Italisë,  pas kontrollit të ushtruar sipas procedurave. I riu u rikthye në Shqipëri në datë 23 dhjetor 2016 nga Policia italiane me motivacionin “Person i padëshirueshëm në zonën Shengen”.

Gjithashtu sqarojmë se ndryshe nga sa pretendohet në ankesën e shtetasit Petrit P. postuar në faqen e ministrit Tahiri në fb, në  S.P.K. Vlorë nuk ekziston asnjë punonjës policie apo drejtues me mbiemër Çela”, sqaron policia.

LEXO LAJMIN: Tahiri tregon telefonatat gallatë por kjo që i denoncon një qytetar nuk është fare për të qeshur

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img