Tirana
clear sky
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
57 %
3.1kmh
0 %
Pre
38 °
Sht
35 °
Die
33 °
Hën
35 °
Mar
36 °
E premte, 25 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Lajmi më i klikuar në Newsbomb një histori njerëzore, rrëfimi i Fiori Dardhës tërhoqi më shumë lexues këtë vit

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

b4031a60ddd5987e089a0eaff4f11c42

Kategoria “FCB_Bomb” është ndër më të klikuarat në Newsbomb.al, kjo për shkak se këtu njerëzit e politikes, artit, televizionit, sportit dhe muzikës vijnë me anën e tyre ndryshe, atë që nuk e shfaqin në fushat përkatëse. Reagime, qëndrime, deklarata etj, që bëhen kryesisht në Facebook, por edhe në rrjetet e tjera sociale janë pjesë e kësaj kategorie.

Për këtë arsye, edhe këtë vit, lajmi më i lexuar për vitin 2016 vjen nga “FCB_Bomb” dhe i përket gazetares Fiori Dardha, që sot, bashkë me Rozana Radin, drejtojnë emisionin “Boom” në Ora News.

Një rrëfim i gazetares në mesin e muajt janar të 2016-ës që tregonte për jetën e vështirë në fëmijëri dhe se si ajo mundohej të mbante të fshehtë në adoleshencë të vërtetën se prindërit e saj ishin shitës ambulantë, tërhoqi vëmendje të jashtëzakonshme. Reagimi erdhi pas publikimit të një fotoje ku shiheshin policët bashkiakë teksa gjobisnin një shitëse në rrugë.

Lajme të tjera që janë lexuar më së shumti në “FCB_Bomb” për këtë vit janë: Detaji që ndjekësit kapën në foton e Greg Ramës; Bllokimi i makinës së Albana Osmanit dhe reagimi që pasoi; komenti në ‘Facebook’ i gazetares Anta Muçaku për çështjen e maturantëve dhe publikimi i mesazhit prekës i Dr.Florit.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img