Tirana
clear sky
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
82 %
0.5kmh
0 %
Hën
26 °
Mar
29 °
Mër
31 °
Enj
32 °
Pre
26 °
E hënë, 23 Maj, 2022
spot_img

Lajmi i shkarkimit të Ardi Veliut mori dhenë, drejtori i Ramës “nuk di gjë”

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Newsbomb.al ka mësuar mesditën e sotme se Ardi Veliu, drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit është shkarkuar nga detyra. Një njoftim zyrtar mungon deri tani, por nga burimet tona bëhet me dije se kryepolici ka pasur dhe një takim “kokë më kokë” me Edi Ramën.

Ardi Veliu u emërua në këtë post në shkurt të vitit 2018. Që prej asaj kohe, ngjarje të bujshme kriminale kanë ndodhur në vend, por gjithashtu Policia ka patur edhe disa operacione dhe bashkëpunime në nivel ndërkombëtar që kanë rezultuar të suksesshme.

Është ende i paqartë shkaku i shkarkimit të tij, që vjen pas afatit 100 ditor për rritjen e performancës, të vendosur nga kryeministri Edi Rama, edhe pse në ditët e fundit në vend kanë ndodhur disa ngjarje të rënda kriminale.

Në një kohë që lajmi i shkarkimit ka marrë dhenë, kur ministri i Brendshëm i pyetur nga opozita në Komision nuk e mohoi ikjen e Ardi Veliut, drejtori në Kryeministri, Endri Fuga, “nuk di gjë”. Sipas tij, kryepolici nuk është shkarkuar nga detyra.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
RingRing
spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img