Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Lajmi i rremë shkakton panik e tmerr, njerëzit vërshojnë nëpër rrugët e Tiranës (FOTO-VIDEO prag mesnate)

Shkruar nga Newsbomb
Qytetarët në panik vërshojnë në rrugë

Një lajm i rremë, i papërgjegjshëm dhe kriminal që “parashikonte” tërmet të madh në orën 23:30, shpërndarë nga disa portale, ka shkaktuar panik te qytetarët.

Ndonëse lajmi u përgënjeshtrua nga kryeministri Rama dhe nga ministria e Mbrojtjes që bëri me dije se këto media do mbajnë përgjegjësi penale, mesa duket, dëmi është bërë.

Këto janë pamjet që tregojnë burra, gra e fëmijë duke vërshuar nëpër rrugë, të tmerruar nga frika e paniku.

Pamjet e mëposhtme janë filmuar nga zona e Gardës së Republikës në Tiranë si dhe nga zona e Kombinatit.

Theksojmë se ekspertët bëjnë apel për qetësi pasi tërmetet nuk mund të parashikohen. /Newsbomb.al

 
dfghfrhrthj5j5j.jpg
Te Bulevardi i Ri
szdcasdvwevwv.jpg
Në disa lagje të Tiranës
xcfbdbgdebrhr54bh.jpg

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll