Tirana
clear sky
30.5 ° C
30.5 °
30.5 °
42 %
4.6kmh
0 %
Sht
31 °
Die
33 °
Hën
36 °
Mar
36 °
Mër
37 °
E shtunë, 25 Qershor, 2022
spot_img

Lajmi i Rai 3 për 12-fishimin e kanabisit në Shqipëri, pas Ramës reagon edhe Policia e Shtetit: Ardi Veliu u ka kërkuar saktësimin e informacionit partnerëve italianë, ata janë habitur

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Pas kryeministrit Edi Rama, reagon edhe Policia e Shtetit në lidhje me lajmin e transmetuar në kanalin prestigjioz RAI 3, sipas të cilit në Shqipëri është 12- fishuar sasia e mbjelljes së hashashit.

albsig

spring

Policia përgënjeshtron lajmin dhe thotë se drejtori i përgjithshëm Ardi Veliu ua ka përcjellë këtë shqetësim partnerëve italianë duke u kërkuar që të reagojnë për këtë informacion të pabazë siç e cilësojnë blutë e shtetit.

“Në emër të të gjithë trupave tona të angazhuara në ketë betejë të shtetit dhe ligjit me antishtetin dhe antiligjin, ne shprehim keqardhjen e thellë dhe indinjatën legjitime për lajmin e rremë të transmetuar mbrëmë nga kanali prestigjioz RAI 3, ku dezinformimi mbi kultivimin e kanabisit në Shqipëri ishte skandaloz.

Drejtori i Përgjithshëm e ka përcjellë menjëherë shqetësimin e krijuar nga ky lajm tek partneret italianë dhe ka kërkuar prej tyre saktësimin e këtij informacioni pa asnjë bazë, i cili ka krijuar terren për spekulime politike dhe mediatike edhe në Shqipëri.

Partnerët italianë janë shprehur të habitur me lajmin në fjalë dhe kanë konfirmuar se ky lajm nuk bazohet në asnjë burim të drejtpërdrejtë informacioni të verifikuar”, thuhet në reagimin e policisë.

LEXO EDHE: Rai 3: Në Shqipëri është rritur mbjellja e hashashit me 1,200%, sipas raportit të Guardia di Finanza (Video)

REAGIMI I PLOTË:

Policia e Shtetit është krenare për rezultatet e arritura ne luftën kundër kultivimit të kanabisit dhe nivelin e shkëlqyer të bashkëpunimit me partneret italianë. Falë këtij bashkëpunimi rezultatet domethënëse thellohen çdo vit dhe janë të monitoruara e të certifikuara nga autoriteti i lartë profesional i Guardia di Finanza-s.

Viti 2019 shënoi sasinë më të vogël historike të kanabisit me origjinë nga Shqipëria, të kapur në Itali, duke provuar kështu suksesin e madh dhe të padiskutueshëm të luftës tonë në këtë front.

Në emër të të gjithë trupave tona të angazhuara në ketë betejë të shtetit dhe ligjit me antishtetin dhe antiligjin, ne shprehim keqardhjen e thellë dhe indinjatën legjitime për lajmin e rremë të transmetuar mbrëmë nga kanali prestigjioz RAI 3, ku dezinformimi mbi kultivimin e kanabisit në Shqipëri ishte skandaloz.

Drejtori i Përgjithshëm e ka përcjellë menjëherë shqetësimin e krijuar nga ky lajm tek partneret italianë dhe ka kërkuar prej tyre saktësimin e këtij informacioni pa asnjë bazë, i cili ka krijuar terren për spekulime politike dhe mediatike edhe në Shqipëri.

Partnerët italianë janë shprehur të habitur me lajmin në fjalë dhe kanë konfirmuar se ky lajm nuk bazohet në asnjë burim të drejtpërdrejtë informacioni të verifikuar.

Duke e garantuar opinionin publik shqiptar se Policia e Shtetit ka vijuar pa lëkundje dhe do të vijojë vendosmërisht luftën kundër krimit e trafiqeve, për ta bërë Shqipërinë një vend me nivele gjithnjë e më pranë mesatares europiane në aspektin e statistikave të kriminalitetit të çdo lloji, ne mbetemi në pritje të një përgënjeshtrimi zyrtar nga autoritetet përkatëse italiane, të cilave përfitojmë nga rasti t’u shprehim konsideratën tonë më të lartë për mbështetjen dhe bashkëpunimin në luftën kundër krimit, ku pastrimi i Shqipërisë nga fenomeni i kultivimit masiv të kanabisit është tanimë një histori e certifikuar suksesi.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img
spot_img