Hapësire reklamuese

Rajoni

Lajmi i mirë për Kosovën, qeveria siguron 500 mijë doza të vaksinës Pfizer

Shkruar nga Newsbomb

Kosova ka siguruar 500.000 doza ta vaksinës anti COVID nga Pfizer.

Lajmin e ka bërë me dije ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj me anë të një postimi në rrjetet sociale.

Zemaj shkruan vaksina do të sigurohen për të gjitha grupet e popullatës që duhet të mbulohen me vaksinim sipas projeksioneve të IKSHPK-së dhe se do të jetë falas për të gjithë qytetarët.

Ndër të tjera ai tha se Kosova do të marr nga mekanizimi Covax edhe 360 000 vaksina falas për 20 për qind të popullatës.

Postimi i plotë i Zemaj:

Kosova siguron 500 000 vaksina anti COVID nga Pfizer.

Në kuadër të angazhimeve konkrete për sigurimin e vaksinave kundër COVID-19, dëshiroj të ndaj me qytetarët informatën se kemi siguruar 500 000 vaksina kundër kësaj sëmundje nga kompania Pfizer.

Konfirmimin për sigurimin e këtyre vaksinave na e kanë dhënë përfaqësuesit e Pfizer gjatë një takimi virtual të mbajtur sot me ta.

Siç e kemi bërë të ditur edhe më herët, MSh ka qenë e angazhuar prej muajsh në shumë drejtime për sigurimin e vaksinës kundër COVID-19, me qëllim të përmbushjes së obligimeve që kemi ndaj qytetarëve dhe ruajtjes së shëndetit publik të tyre.

Qeveria e Kosovës dhe Ministria e Shëndetësisë mbesin të përkushtuara që qytetarëve tanë t’u sigurojmë mbrojtje përmes vaksinimit gjithëpërfshirës kundër Covid-19.

Krahas kësaj, Kosova do të marr nga mekanizimi Covax edhe 360 000 vaksina falas për 20 për qind të popullatës.

Vaksina do të sigurohen për të gjitha grupet e popullatës që duhet të mbulohen me vaksinim sipas projeksioneve të IKSHPK-së.

Vaksina kundër COVID-19, do t’u jepet falas qytetarëve të vendit tonë.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll