Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Lajmi i mirë; Italia do të kurojë falas fëmijët shqiptarë me hemofili

Shkruar nga Newsbomb
Lajmi i mirë; Italia do të kurojë falas fëmijët

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe  ministri Italian Roberto Speranza nënshkruan sot në Romë marrëveshjen 5-vjeçare të bashkëpunimit, për sigurimin e e trajtimit falas për të gjithë fëmijët hemofilikë në Shqipëri.

Lajmi u bë me dije nga kryeministri Edi Rama, i cili ka publikuar në Facebook, momentin e nënshkrimit të marrëveshjes mes dy vendeve. Gjithashtu gjatë këtij takimi u fol për mundësinë e rishikimit të vendimit që kufizon udhëtimet e qytetarëve shqiptarë në Itali.

“Ministrja Ogerta Manastirliu dhe Ministri Italian i Shëndetësisë Roberto Speranza nënshkruan sot në Romë marrëveshjen 5-vjeçare të bashkëpunimit mes Ministrive të Shëndetësisë për sigurimin e trajtimit falas dhe profilaksisë për të gjithë fëmijët hemofilikë në Shqipëri.

Ministrat e dy vendeve u angazhuan për të shtrirë bashkëpunimin edhe në sektorë të tjerë të shëndetësisë, duke nisur nga autonomia spitalore.Gjatë takimit dypalësh, u diskutua edhe mbi rishikimin në fillim të dhjetorit të vendimit që kufizon udhëtimet e qytetarëve shqiptarë në Itali”, shkruan Rama.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese