Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

LAJMI I MIRË/ Greqia hap kufirin me Shqipërinë më 1 korrik

Shkruar nga Newsbomb
LAJMI I MIRË/ Greqia hap kufirin me Shqipërinë më 1 korrik
Ilustruese

Zëdhënësi i qeverise greke Stelios Petsas në një deklaratë për shtyp ka bërë me dije se më datë 1 korrik do të hapen kufijtë me Shqipërinë.

Ai ka theksuar se duke filluar nga data 1 korrik, ditën e mërkurë do të hapen doganat e Kakavijës dhe Kapshticës.

“E mërkurë, 1 korrik ne bëjmë hapin e fundit sa i përket kythimit në normalitet, pasi të gjitha aeroportet e vendit janë të hapura për fluturime të huaja. Në të njëjtën kohë hapen doganat e Kakavijës, Kapshticës, Kastania, Kipi,” tha Petsas ndër të tjera.

Kujtojmë që Brukseli ka rënë dakord mbrëmjen e të premtes të hapë kufirin me 1 korrik për 14 vende, në Ballkan vetëm për Serbinë dhe Malin e Zi, ndërsa Shqipëria nuk është përfshirë në listë.

Nga ana tjetër, Mali i Zi ka vendosur të mbyllë kufijtë me Shqipërinë për shkak të shtimit të rasteve me koronavirus.

 

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll