Lajmi i madh: Britania miraton vaksinën Pfizer, javën tjetër fillon vaksinimi

Publikuar tek: foto-e-dites, më 07:48 03-12-2020 Lajmi i madh: Britania miraton vaksinën Pfizer, javën tjetër fillon vaksinimi

Britania është bërë vendi parë në botë që miraton vaksinën Pfizer/ BioNTec për përdorim të gjerë. Agjencia Rregullative e Barnave dhe Produkteve Shëndetësore (MHRA) është shprehur se vaksina është 95% efektive dhe se është e sigurt për të filluar përdorimin.

Mediat e huaja bëjnë me dije se Britania do të fillojë përdorimin e vaksinën Pfizer javës tjetër. Britania e Madhe tashmë ka porositur 40 milion doza, të mjaftueshme për të vaksinuar 20 milion njerëz. Sekretari i Shëndetësisë Matt Hancock shkroi në Tëitter: “Do të fillojë vaksinimi javës tjetër,”.

Kush do ta marrë atë?

Ekspertët kanë hartuar një listë, të parët që do të vaksinohen janë banorët dhe personeli i shtëpive të kujdesit, të ndjekur nga personat mbi 80 vjeç dhe punonjës të tjerë të kujdesit shëndetësor dhe social.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: «  Artisti i madh shqiptar Luftar Paja feston 79 vjetorin e lindjes
»
Article Logic
Execution time: 0.01186990737915
array(1) { ["section"]=> string(82) "lajmi-i-madh-britania-miraton-vaksinen-pfizer-javen-tjeter-fillon-vaksinimi-229986" }