Hapësire reklamuese

Aktualitet

Lajmi i keq i astrologes Meri për çiftet: Mos u martoni deri në 7 gusht, sot fillon numërimi mbrapsht...

Shkruar nga Newsbomb
Astrologia Meri Shehu

Astrologia e njohur Meri Shehu ka dhënë pasditen e sotme një lajm të keq për çiftet e reja që planifikojnë të martohen këtë verë.

Në emisionin “Rudina”, Meri ka thënë nga mbrëmja e sotme nis numërimi mbrapsht për çiftet që kanë pasur marrëdhënie jo të mira dhe sipas saj kjo periudhë do zgjasë deri më 7 gusht.

Meri Shehu: Sot fillon një periudhë që vërtetë duhet ta kemi vëmendjen të gjithë. Nuk është vëmendja vetëm tek sëmundja dhe virusi, duhet ta kemi vëmendjen tek marrëdhëniet tona më të ngushta, personale, erotike dhe shoqërore. Mund të themi se nga sot në mbrëmje fillon një numërim mbrapsht në ato marrëdhënie që kanë pasur probleme dhe kjo periudhë do të zgjasë deri më 7 Gusht. Unë dëgjova dje dhe shumë kemi folur që nuk do të bëhen dasma këtë vit, kjo për shkak të virusit se nuk do të ketë festa, kurse unë do të thosha se nuk duhen të firmosen dasma në këtë periudhë. As nuk duhet të vemi në bashki fare. Është ters astrologjikisht.

Rudina: Le të bëjnë dasma them unë, pastaj le të firmosin shumë më vonë kur ta kenë kaluar provën e bashkëjetesës, por festën le ta bëjnë.

Meri Shehu: Le ta bëjnë, le të gëzojnë, por unë si astrologe do të thosha se çdo firmosje martese nga nesër deri më 7 Gusht, nuk do të ishte e mbarë. Tani kjo nuk do të thotë se unë do të pengoj njerëzit, sepse çdo njeri ka mendimin e vet. Kjo është një pikëpamje astrologjike, që kush i beson fillon dhe i ndjek. Pse ndodh kjo? Nga sot në mbrëmje fillon kthimi mbrapsht i Afërditës, planetit të dashurisë, harmonisë dhe ekonomisë. Kjo sjell mosmarrëveshje dhe çarje në ato marrëdhënie që kanë pasur probleme. Nga një fjalë dhe nga një moment mund të ndahen njerëzit. Ky ndikim do të jetë të paktën deri më 7 Gusht.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll