Oslo - Një helikopter besohet se ka rënë mëngjesin e kësaj të premteje, raportojnë mediat në Norvegji, ndërkohë që sipas raportimeve të para besohet se në të kanë qenë 13 deri në 17 persona.
Disa dëshmitarë e përshkruajnë rënien me një shpërthim të fuqishëm dhe njerëz janë parë edhe në det, raportohet në televizionin TV2 të Oslos, duke shtuar se disa njerëz janë shpëtuar.
“Shërbimet e emergjencës janë rrugës drejt zonës Turoy, pasi raportimet flasin për rënien e një helikopteri” shkruan policia norvegjeze në twitter, duke iu referuar një ishulli që është afër qytetit Bergen.
Raportimet e para thonë se helikopteri po transportonte punëtorë në një fushë nafte off shore në detin e veriut.
Disa raportime mediash thonë gjithashtu se numri I personave në bord ishte nga 13 deri në 17 persona.