Tirana
clear sky
-0.5 ° C
-0.5 °
-0.5 °
51 %
4.1kmh
0 %
Sht
5 °
Die
5 °
Hën
3 °
Mar
4 °
Mër
3 °
E shtunë, 22 Janar, 2022

Lajmet e rreme për vdekjen e punonjëses, reagon “Big Market”: Ja si është e vërteta

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Shoqëria Big Alb Group, pronare e rrjetit “Big Market” ka reaguar me një deklaratë për shtyp në lidhje me ngjarjen fatkeqe të ndodhur dy ditë më parë, ku një punonjëse e kësaj kompanie ndërroi jetë.

Në deklaratën e saj shoqëria thekson se lajmi i botuar nga disa portale është i rremë, duke qenë se në ambientet e tregtimit të shoqërisë nuk ka patur asnjë aksident.

Përkundrazi, Big Alb Group shpreh dhimbjen e tërë shoqërisë për ndarjen e parakohshme nga jeta të një prej punonjësve të shoqërisë.

M.SH., 37 vjeçe, është ndarë nga jeta për shkaqe natyrale më datë 27 dhjetor 2020.

Zyra e shtypit e Big Alb Group konfirmon këtë version dhe shprehet për “TvT” se ndodhet pranë familjes së të ndjerës në këtë moment të vështirë.

Big Alb Group refuzon kategorikisht lajmin e shpërndarë në disa portale duke e cilësuar si “të rremë, siç tashmë jemi mësuar gjatë këtij viti me të tilla sajesa”.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img