Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Lajme të mira për turizmin, mbërrin sot në Shqipëri çarteri me 220 "turistë luksi" nga Moska

Shkruar nga Newsbomb
Lajme të mira për turizmin, mbërrin sot në Shqipëri

Sezoni turistik vitin e kaluar u përball me shumë vështirësi për shkak të pandemisë, por ky vit duket se do të jetë shumë herë më i mirë, për shkak edhe të heqjes së masave anti-COVID në vendin tonë.

Mbrëmjen e sotme do të mbërrijë për herë të parë në Rinas një çarter me 220 turistë nga Moska. Por nuk do të ndalet me kaq, pasi administratorja e ALER Travel, Tatjana Bajraktari, thotë se çdo javë do të mbërrijë në Shqipëri një avion çarter me 220 turistë rusë.

Ardhja e turistëve rusë në Shqipëri konsiderohet rritje e nivelit të turistit pasi siç dihet, turistët rusë hyjnë tek turistët e luksit dhe që paguajnë më shumë për qëndrimet në resorte.


Kjo verë do të jetë edhe një test për hotelet shqiptare, nëse do ta lënë të kënaqur kontingjentin më të ri e më kërkues në tregun turistik shqiptar.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll