Hapësire reklamuese

Aktualitet

Lajme të MIRA për 2 javët e fundit të gushtit, shikoni si do të jenë temperaturat (A do ketë reshje shiu)

Shkruar nga Newsbomb
Ilustruese

Meteorologu Hakil Osmani jep lajme të mira për të gjithë pushuesit, sa i përket 2 javëve të fundit të gushtit.

Në vijim pritet që vlerat termike të mbeten konstante, ato maksimale do ngjiten 38-39 gradë celsius, kurse minimalja do luhatet në 17-18 grade Celsius. 

“Temperaturat do të mbeten konstante. Si të ditës së djeshme. Vlerat minimale janë shënuar nga 16-17 gradë Celsius dhe ato maksimale nga 37-38 gradë Celsius të cilat janë më të larta. Edhe në vijim pritet që vlerat termike të mbeten konstante. Vlerat maksimale do ngjiten 38-39 gradë celsius. Minimalja do luhaten në 17-18 grade Celsius.  Për sa i përket vijës bregdetare pritet që të kemi mot të kthjellët, më shumë mot me diell.

Në zonat malore pritet që të ketë prezencë të pakët vranësirash që do të sjellin edhe reshje të pakta shiu të cilat do të jenë të fokusuara në zonat lindore dhe veriore. Për sa i përket parametrit të erës nuk do të jetë problematik. Në det të hapur do të jetë 3-4 ballë. Por duke qenë se ky valëzim është në det të hapur brigjet detare nuk do të jenë të trazuara. Në zonat malore pritet që të jenë pothuajse të pa prekura nga era e fortë. Parametri I erës nuk do të jetë problematik”, tha meteorologu, Hakil Osmani për report tv.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.