Hapësire reklamuese

Aktualitet

Lajm trishtues/ Ndërron jetë nga Covid-19, ish-ministri i Transporteve; prej 3 javësh po luftonte me virusin

Shkruar nga Newsbomb
Ilir Mata

Ditën e sotme ka ndërruar jetë nga koronavirusi ish-ministri i Transporteve Ilir Mata. Ikja e tij ka lënë një dhimbje të thellë te bashkëshortja, vajza dhe gjithë familja Mata.

Mësohet se Mata ishte infektuar edhe me Covid ku po luftonte me virusin e rrezikshëm  prej 22 dhjetorit. Ai ka qenë presidenti i Shoqatës së Transportuesve Ndërkombëtarë Rrugor “Analtir”.

Ish-ministri njihet ndër miqtë që e kujtojnë si një njeri i mirë dhe modest, prind i përkushtuar dhe ekonomist i zoti. Mata ishte baba i tre vajzave.

Stafi i Newsbomb.al i shpreh ngushëllimet e sinqerta familjes Mata.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll