Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Social Bomb

Lajm shprese! Shqiptarët për Shqiptarët mbledhin 50 mijë euro për 3 ditë, Tuana e vogël niset me charter drejt Italisë

Shkruar nga Newsbomb
Elvis Naçi-Tuana

Një lajm shprese në këto ditë të vështira, vjen nga Ilir Hoxholli i ‘Shqiptarët për Shqiptarët’.

Ai bën me dije se Tuana, vogëlushja 2 vjeçare që preku zemrat e të gjithëve, është nisur për kurim drejt Italisë.

“Lotët e saj dhe të miat bëhen lume nga dhimbjet që ajo ka”, shkroi bamirësi elvis Naçi teksa ndau një video të Tuanës e cila qante me ngashërim. Vogëlushja vuan nga “Anemi Hetolimike Autoimune” teksa shqiptarët kanë mundur të mbledhin 50 mijë euro për tri ditë dhe është bërë i mundur dërgimi i saj me avion charter drejt Italisë.

“Lajm i mrekullueshëm. Tuana është vetëm 2 vjec, tre ditë më parë erdhi nje video e dërguar nga nëna e saj, lotët e vogelushes të këputnin shpirtin. Për 3 ditë shqiptarët mblodhen 50 mijë euro që vogëlushja të niset me avion charter spitalor drejt Italisë dhe të marrë trajtimin mjeksore të specializuar. Lus Zotin të na lehtësojë procedurat në këtë kohe pandemie. Një jetë e shpëtuar është një sevap qe Zoti e barazon sikur të kesh shpëtuar gjithe njërëzimin. O Zot shpëtoje Tuanën dhe neve na e lehteso nisjen e saj drejt Italisë...”, shkruan hoxholli.

Urojmë që kjo histori të ketë një fund të lumtur për të gjithë.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll