Tirana
clear sky
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
27 %
2.1kmh
0 %
Pre
26 °
Sht
27 °
Die
28 °
Hën
27 °
Mar
30 °
E premte, 20 Maj, 2022
spot_img

Lajm i zi për Shkodrën dhe futbollin shqiptar, ndahet nga jeta Ramazan Rragami

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Një lajm i trishtë për futbollin teksa mësohet ndarja nga jeta e Ramazan Rragamit. Ish futbollisti i njohur i Vllaznisë dhe i kombëtares shqiptare nuk ka mundur të mposhtë sëmundjen e rëndë që e mundonte prej kohësh.

Një lajm që vjen pikërisht në ditën e ndeshjes së shkodranëve kundër bardhebluve në stadiumin “Air Albania”, padyshim që ka tronditur të gjithë ata që kanë pasur fatin të shijojnë nga afër perlat e tij në fushë.

Legjenda shkodrane ka mbyllur sot sytë përgjithmonë në moshën 77-vjeçare duke lënë pas emrin në historinë e futbollit shqiptar.

Kush ishte Ramazan Rragami?

Lindi në Shkodër në 7 prill të vitit 1944. Prej moshës 13-vjeçare e deri në moshën 73 vjeçare nuk u nda asnjëherë nga futbolli duke dhënë kontributin e tij. Ka debutuar për herë të parë me Vllazninë, ekipin e parë në moshën 17 vjeçare në ndeshjen kundër Flamurtarit. Pas Vllaznisë, provoi të luante me Partizanin për t’u kthyer më vonë sërish në Shkodër. Do të kujtohet gjithmonë si një nga lojtarët më të mëdhenj të historisë së futbollit të kuqebluve. Drejtoi Kombëtaren e Shpresave duke e kualifikuar në 8 më të mirat e Europës. Ka qenë edhe në krye të ekipit të Vllaznisë në rolin e trajnerit duke korrur suksese me skuadrën shkodrane.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
RingRing
spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img