Tirana
clear sky
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
57 %
3.6kmh
0 %
Mar
23 °
Mër
26 °
Enj
25 °
Pre
25 °
Sht
26 °
E martë, 17 Maj, 2022
spot_img

Lajm i trishtë, sëmundja e rëndë i merr jetën ish-deputetes dhe pedagoges Edlira Haxhiymeri

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Edlira Haxhiymeri, pedagoge e njohur dhe ish-deputete e Partisë Socialiste, është ndarë nga jeta mëngjesin e kësaj të shtune. Lajmin e trishtë e jep djali i saj, teksa falenderon të afërmit dhe miqtë për mbështetjen.

Pedagogia dhe studiuesja e përkushtuar e Shkencave Sociale vuante nga një sëmundje e rëndë prej 5 vitesh, betejën me të cilën nuk e ka fituar dot dhe mëngjesin e këtij 14 maji ka mbyllur sytë përgjithmonë.

“Të dashur familjarë dhe miq, me pikëllim të madh ju njoftoj se nëna ime e shtrenjtë, Edlira Haxhiymeri, ndërroi jetë.

Ju falenderoj për ndihmesën dhe mbështetjen që na keni dhënë gjatë më shumë se 5 viteve tejet të vështira ku luftuam me çdo mjet e mënyrë për të mposhtur sëmundjen e saj.

Lamturia e fundit për Edën tonë të dashur është nesër në varrezat e Tufinës. Nisja e kortezhit është në ora 11:00 nga shtëpia funerale Alba 2000″, shkruan djali i saj, Endrit Yzeiraj.

Komentet e miqve dhe kolegëve në rrjetet sociale janë të shumta. Ata shkruajnë të shokuar për lajmin e ndarjes nga jeta të Haxhiymerit. Ajo ja kishte dedikuar jetën e saj mësimdhënies dhe studentëve, ku punoi për më shumë se tre dekada.

Kush ishte Edlira Haxhiymeri

Ka lindur në Tiranë nga dy prindër dibranë, Tahir dhe Nustrete Haxhiymeri. Ajo është shkolluar në Tiranë. Studimet universitare i ka kryer për Gjuhë Angleze dhe është specializuar për Psikologji. Që nga viti 1987 ka punuar si pedagoge në fushën e Psikologjisë. Ka mbrojtur gradën “Doktore e Shkencave” dhe ka fituar titullin “Profesore e Asociuar”.

Për Edlira Haxhiymerin, të arsimoheshe do të thoshte të ishe e aftë për ta kuptuar sa më mirë jetën, për të qenë e gatshme në përballjen me sfidat që ajo të afron, në rrugët që shpesh s’kanë vetëm lule por edhe gjemba.

Ajo ishte kryetare e Shoqatës “Lidhja e Intelektualëve Dibranë”, si dhe bashkëpunëtore pranë dy universiteteve të huaja, universitetit “Clemson” në shtetin e Karolinës së Jugut, në Amerikë dhe në Universitetin e Europës Juglindore në Maqedoni.

Gjatë 15 viteve të fundit zonja Edlira Haxhiymeri ka mbajtur pozicione të rëndësishme në arsimin e lartë, si përgjegjëse e Departamentit të Punës Sociale, anëtare e Senatit të Universitetit, zv. Rektore e Universitetit të Tiranës dhe zv. Ministre e Arsimit në Shqipëri.

Ka marrë pjesë në mbi 100 konferenca shkencore në bashkëpunim me bashkëpunëtorë të huaj dhe vendas.

Ekspertiza e profesore Edlira Haxhiymerit përfshinte punën me grupet sociale, kryesisht viktima të pambrojtura të dhunës në familje dhe trafikimit; çështjet gjinore; praktikë e avancuar e punës me fëmijët dhe grupet e të rinjve; sjellja njerëzore dhe mjedisi social, trajnimi i profesionistëve që kontribuojnë për çështjet sociale; monitorimi dhe vlerësimi i shërbime sociale dhe kërkimi për çështje të ndryshme sociale.

Ajo ka pasur një përvojë të pasur në aktivizimin e shoqërisë civile, kryesisht për të drejtat e njeriut, të drejtat e fëmijëve dhe të drejtat e grave. Ishte drejtore Ekzekutive e “Strehëzës për Gra dhe Vajza të Dhunuara në Tiranë”.

Haxhiymeri është autore dhe bashkautore e disa teksteve universitare, e shumë artikujve në revista kombëtare dhe ndërkombëtare, drejtuese e projekteve kërkimore në nivel kombëtar, rajonal dhe ndërkombëtar.

Ka botuar “Dhuna në familjen shqiptare”, “Sjellja njerëzore dhe mjedisi social”, “Rolet dhe steriotipet gjinore”, “Mitet dhe realitetet e dhunës në familje”, “Dhuna ndaj fëmijëve dhe pasojat në zhvillimin e tyre”.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
RingRing
spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img