Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Sporti

Lajm i trishtë për ish-kapitenin e Kombëtares, ndahet nga jeta babai i Rudi Vatës

Shkruar nga Newsbomb
Lajm i trishtë për ish-kapitenin e Kombëtares, ndahet nga jeta

Rudi Vata, ish-kapiteni i Kombëtares Shqiptare ka humbur këtë të enjte babain. Të afërm të familjes Vata kanë konfirmuar lajmin e trishtë për ndarjen nga jetë të më të dashurit të tyre.

Pjetër Vata ka mbyllur sytë në moshën 92-vjeçare, për shkak se vuante nga një sëmundje e rëndë, duke mos fituar dot sfidën me jetën. Ceremonia mortore e përcjelljes për në banesën e fundit do të jetë neser në orën 12.00.

Rudi Vata ka qenë ish-kapiten i Kombëtares Shqiptare. Ai ka luajtur si mbrojtës dhe ka pasur gjithashtu një periudhë të shkurtër si menaxher i ekipit KF Vllaznia.

Ai bëri debutimin e tij për Shqipërinë në një ndeshje kualifikuese të Kampionatit Evropian në maj të vitit 1990 kundër Islandës dhe realizoi gjithsej 59 paraqitje, duke shënuar 5 gola. Ndeshja e tij e fundit ishte një ndeshje kualifikuese e Kupës së Botës FIFA në shtator 2001 kundër Finlandës.

Newsbomb.al i shpreh ngushëllime familjes Vata për ndarjen nga jeta të njeriut të tyre të shtrenjt!

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese