Tirana
clear sky
19.5 ° C
19.5 °
19.5 °
77 %
0.5kmh
0 %
Mar
37 °
Mër
39 °
Enj
42 °
Pre
33 °
Sht
36 °
E martë, 3 Gusht, 2021

LAJM I TRISHTË/ Ndahet nga jeta Pier Paolo Ambrosi, themeluesi i Caritas-it në Shqipëri që punoi për 30 vite në vendin tonë (DEDIKIMET E NDJERA TË MIQVE)

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Pier Paolo Ambrosi, themeluesi i Caritas-it në Shqipëri, i cili për 30 vite jetoi dhe punoi në Shqipëri, i përfshirë në projektet zhvilluese të qeverisë italiane duke u përpjekur vazhdimisht e duke dhënë kontribut të vazhdueshëm në zhvillimin social dhe ekonomik të zonave më të pazhvilluara të Shqipërisë.

Të shumta kanë qenë dedikimet për të, pasi Pier Paolo Ambrosi ishte një italian që u dashurua me Shqipërinë dhe e ndihmoi vendin tonë në zhvillimin e turizmit edhe në vende që mendohej se kurrë nuk mund të shfrytëzoheshin.

“Alpet dhe Shqiperia humbi sot nje mik tjeter te turizmit dhe zhvillimit te qendrueshem. 2021 ka filluar keq me humbjen e Pier Paolo Ambrosi dhe Ismail Bekes. Cfare trishtimi. Ishalla dalin shembuj te tjere qe te ndjekin hapat tuaj e Zoti ju paste ne Parrizë”, shkruan mikja e tij, Aida Gjeçaj.

“Pushofsh ne paqe Pier Paolo Ambrosi. Faleminderit qe me dhe mundesine te punoj me VIS Albania. Nje njeri fantastik qe ndihmoi shume njerez, themeluesi i Carita-sit ne Shqiperi”, shkruan një tjetër mik i tij.

“Shumë i dashtun Pier Paolo Ambrosi

t’gjithë besuam shumë se ky nuk do t’ishte momenti i fundit me Ty!

Por, Jeta…..

Jeta që Ti e jetove aq bukur, aq me maturi, me pozitivitet, me kambngulje, besim, me vullnet që me ndryshua atë që dukej e pandryshueshme dhe që me ba të mujtun të pamujtunen.

Jeta, që gjysmen e saj Ti e jetove n’Shqipëri, larg familjes tane dhe afër nesh.

Afër nesh me zemër, me mbështetje, me këshilla…

…”kur nervozohena, t’presim 3 ditë para se t’veprojmë”, m’pate mësua

Dhe unë do të t’kujtoj gjithmonë gjatë përpjekjes teme që t’arrij këtë maturi dhe s’mund ta harroj kurrë përpjekjen tane që Na, t’gjithë Na, t’jena ma t’mirë.

I përulem me adhurim kujtimit tand,

LAMTUMIRË PIER PAOLO”, shkruhet në një tjetër dedikim të ndjerë për Pier Paolo Ambrosion.

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img