Tirana
clear sky
33.5 ° C
33.5 °
33.5 °
31 %
2.1kmh
0 %
Hën
37 °
Mar
39 °
Mër
42 °
Enj
41 °
Pre
41 °
E hënë, 26 Korrik, 2021

Lajm i trishtë, ndahet nga jeta aktivistja e njohur Ajtanga Lubonja

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ajtanga Lubonja, aktiviste e njohur dhe nismëtare e shumë kauzave të rëndësishme, ka ndërruar jetë sot. Lajmin e trishtë e bëjnë me dije vetë familjarët e saj, përmes një shënimi të shkurtër në rrjetet sociale.

“Te nderuar miq, Me hidherim te thelle ju njoftojme se njeriu yne i dashur Ajtanga Lubonja u nda nga jeta sot ne mengjes! Varrimi behet sot ne oren 15:00 ne varrezat e Tufines.! Faleminderit te gjitheve atyre qe duan te ndajne dhimbjen me ne! Nisja behet ne oren 15:00 drejt varrezave te Tufines,nga shtepia ne rrugen Fortuzi! Me respekt nga familja”, shkruan njofton familja e Lubonjës.

205956117 4085657694882504 6435669174226858217 n
Aktivistja Ajtanga Lubonja

Ajtanga Lubonja është e afërme e analistit të njohur Fatos Lubonja; këtë të fundit e kishte djalin e xhaxhait. Ajo jetonte në varfëri ekstreme dhe e harruar nga shteti. Jetonte në konviktet publike te “Qyteti Studenti” dhe kohë më parë kur godina u shemb, ajo mbeti në rrugë.

Atjanga Lubonja ishte dhe pjesë e ish-të përndjekurve politikë.

Ajo u bë e njohur gjerësisht për opinionin publik disa vite më parë, veç kauzave ku merrte pjesë, kur ditëve të nxehta të gushtit 2014 mblidhte firma për shkarkimin e ish-guvernatorit Ardian Fullani.

Një ndihmesë dhe mbështetje e rëndësishme për të ka qenë dhe kushëriri Fatos Lubonja.

“Shumë të mira, edhe ai më ndihmon sa herë që mundet. Me gjëra që më duhen në shtëpi apo ç’të jetë. Ishte edhe në promovimin e librit tim. M’u bë qejfi, sepse erdhën shumë njerëz, që i konsideroj e vlerësoj në të gjitha pikëpamjet”, kështu deklaronte ajo në vitin 2014 kur u pyet për kushëririn e saj.

Më shumë

spot_img
spot_img