Hapësire reklamuese

Aktualitet

LAJM I TRISHTË/ COVID-19 i merr jetën shkrimtarit Dhimo Tarusha, e bija rrënqeth me fjalët: Më copëtove shpirtin, nuk të erdhi keq për mua dhe Benin...

Shkruar nga Newsbomb
Dhimo Tarusha

Një lajm i trishtë vjen këtë mbrëmje, ku mësohet se ka ndërruar jetë për shkak të COVID-19 shkrimtari Dhimo Tarusha.

Njoftimin e jep e bija, e cila i dedikon disa fjalë rrënqethëse të atit. Shkrimtari ishte i shtruar në spital, aty ku ka ndërruar edhe jetë.

“Më këpute krahët o ba… Pse me le kaq herët.. Nuk te erdhi keq per mua e Benin.. Ma copetove shpirtin.. U ngjite lart u bere engjell, zoti te donte prane o babi shpirt, o babi xhan. Ti ishe forca ime, ishe muza ime, ishe buzeqeshja ime… Te qofte dheu i lehte, o krenaria ime!”– shkruan Sonila, e bija e Dhimo Tarushës.

Kujtojmë se ditën e sotme humbi jetën nga COVID edhe humoristi i madh Koço Devole, ndërsa vdekja e shkrimtarit e bën edhe më të ‘zezë’ këtë ditë.

Newsbomb i shpreh ngushëllimet familjarëve dhe miqve të të ndjerit.


Screenshot_1.jpg

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll