Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

LAJM I TRISHTË/ Covid-19 i merr jetën gazetares së njohur nga Shkodra në moshën 54-vjeçare (Postimi i saj i fundit)

Shkruar nga Newsbomb

Gazetarja e njohur nga Shkodra, Anila Dushi ka humbur jetën si pasojë e Covid-19.

Gazetarja prej disa ditësh ishte e infektuar me koronavirus. Ajo nuk ka arritur ta fitojë betejën me virusi, duke u ndarë nga jeta në moshën 54-vjeçare.

Lajmin e hidhur e ka bërë me dije gazetari Ardi Hoti me anë të një njoftimi në postimi në rrjetet sociale.

“Covidi na mori nje nga gazetaret qe pervec nje kolege e mike e mire u kthye ne nje “nene” te dyte me keshillat qe i jepte cdo kolegu gazetare .Pothuajse i gjithe brezi i ri gazetareve ne Shkoder u rrit ne kompjuterin Tend .Ne ate kompjuter gjenden fotot e gazetareve qe kur ishin “femije” e derisa u bene me femije.E veshtire per kedo ti thot lamtumire Anila Dushit” shkruan ai në postimin e tij.

Kujtojmë që vetë gazetarja pak ditë më parë shprehej në një postim se virusi ishte një “tmerr”.

“Kam besuar që në fillim se Covid-19 është një luftë botërore. Kam dëgjuar mjaft nga ata që e kanë kaluar. Por qenka një tmerr,” shkruante ajo më 4 prill në Facebook.

Dushi është një gazetare e njohur në Shkodër, por edhe në Shqipëri, me një karrierë të pasur, ku ka punuar në mediat lokale dhe kombëtare.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese