“Sunny Hill” do të mbahet në parkun e Gërmisë dhe për këtë ka ardhur dhe reagimi i parë kundër mbajtjes së këtij koncerti.
Drejtoresha Ekzekutive në Fondacionin për të Drejtat e Kafshëve, Elza Ramadani, ka reaguar pas këtij lajmi duke thënë se mbajtja e “Sunny Hill” në këtë park është një lajm i tmerrshëm.
Ajo thotë se ky koncert do të ndotë ambientin dhe se ende në atë park janë shishet nga koncerti që u mbajt vjet.
“Lajm i tmerrshem! Fondacioni për të Drejtat e Kafshëve do te kerkoje shume shpejte qe te anulohet ky vendim dhe autorizim qe ta monitoroje procesin sepse vitet e kaluara e kane knaqe krejt keta qe e dojne vendin e vet. Ende shishet dhe berllogu i tyre eshte ne parkun e Germise. Kam foto dhe deshmi per keto. Shume keq qe kaq pak e mbrojme mjedisin dhe kafshet e egra n’kete vend!!!” shkruan ajo në postimin e saj.