Tirana
scattered clouds
28.5 ° C
28.5 °
28.5 °
39 %
3.6kmh
40 %
Mar
27 °
Mër
25 °
Enj
24 °
Pre
25 °
Sht
29 °
E martë, 21 Shtator, 2021
spot_img

LAJM I SHKËLQYER: Mbërrijnë 67,860 doza të vaksinës Pfizer në Aeroportin “Nënë Tereza”

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kanë mbërritur mbrëmjen e sotme 67,860 doza të vaksinës Pfizer në Aeroportin “Nënë Tereza”.

Lajmi është bërë me dije nga kryeministri Edi Rama, i cili thotë se sasia e vaksinave anti-Covid-19 të mbërritura në vendin tonë deri më tani është 1,679,410 doza.

Ky është një lajm i mirë për vendin tonë, tani që është konfirmuar zyrtarisht prezenca e variantit Delta, i cili ka një infektueshmëri të lartë.

“67,860 doza të vaksinës Pfizer sapo kanë mbërritur në Aeroportin “Nënë Tereza”, duke e çuar në 1,679,410 sasinë e vaksinave anticovid të mbërritura në vend.Kjo sasi e vaksinave Pfizer u sigurua nga financimi i qeverisë shqiptare përmes instrumentit Covax, nga kontrata direkte me kompaninë si dhe nga mbështetja e Bashkimit Europian.Vijojmë çdo ditë pa u ndalur me vaksinimin masiv në të gjithë vendin. Deri tani janë kryer 1,148,910 vaksinime”, shkruan Rama në Facebook.

Më shumë

spot_img