Hapësire reklamuese

Aktualitet

Lajm i mirë, Shqipëria arrin 400.000 vaksinime anti-Covid

Shkruar nga Newsbomb
Lajm i mirë, Shqipëria arrin 400.000 vaksinime anti-Covid

Një lajm i mirë ky për Shqipërinë, në këtë periudhë të vështirë që po kalon vendi si pasojë e pandemisë.

Që nga fillimi i procesit të vaksinimit janë realizuar plot 400.000 vaksinime në të gjithë vendin.

Dje u bënë 8353 doza duke e çuar numrin në 391.351 ndërsaa sot u plotësua shifra rekord e 400.000 dozave, përfshirë të moshuar, policë, staf mjekësor, gazetarë e plot qytetarë të tjerë.

Zotimi i Ministrisë së Shëndetësisë është që deri në fund të Majit të jenë kryer 500.000 vaksinime dhe në verë ky numër të arrijë 700.000.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu