Hapësire reklamuese

Aktualitet

Lajm i mirë për të gjithë shoferët, nga 15 gushti patenta merret brenda ditës

Shkruar nga Newsbomb

Një lajm i mirë vjen nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor për të gjithë ata që janë duke planifikuar të marrin patentën.

Nga 15 Gushti, çdokush që aplikon për kartonin, dublikat, rinovim apo fiton provimin për herë të parë, mund ta marrë kartonin e ri të LejeDrejtimit në vetëm 30 minuta.

Gjithastu DPSHTRR bën me dije se tashmë kartonat mund të merren brenda ditës pa tarifë ekstra.

Njoftimi i plotë i DPSHTRR:

Personalizimi/Lëshimi i kartonit të ri të LejeDrejtimit (Patenta) nga 15 Gushti do realizohet në vetëm 30 minuta!
Aplikon për kartonin, dublikat, rinovim apo hera e parë pasi ke marrë provimet? Nuk tallemi - e merr po atë ditë, pa ardhur 2 herë! 
Risia starton me Tiranën që lëshon ~45% e nr total! (kjo do ndihmojë që edhe me qytetet e tjera të ulim shpejt kohën!)
Paisjet e reja dhe sistemi eDM i gjithëpërditësuar, investime strategjike e të konsiderueshme të DPSHTRR, shpejtojnë shërbimin për qytetarin!
Në Nëntor 2018 ky proces vononte 15 ditë! Punuam, zhvilluam, programuam dhe riinvestuam nga të ardhurat që sot Tirana të shërbehet 720 herë më shpejt! 
Në 2018-ën dy muaj u bllokua fare prodhimi, nuk kishte prokate, u bë torturë për qytetarët! Në 2019-ën deri sot asnjë ditë bllokim shërbimi! 
As mik, as bakshishe, jo privilegj por e drejtë për të gjithë! 
Oh se harruam! - PA TARIF EKSTRA!

67971940_1101659570043266_3205613308828712960_n.jpg

67922577_1101659516709938_3228276141852721152_n.jpg

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese