Një lajm i mirë vjen për qytetarët shqiptarë që jetojnë në Irlandë dhe Kanada.
Kryeministri Edi Rama njofton se duke filluar nga data 20 qershor, Ambasada Shqiptare në Londër në Bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme do të fillojë ofrimin e shërbimeve konsullore për shqiptarët që jetojnë në Irlandë.
Ndërsa nga 27 qershori, për herë të parë Ambasada Shqiptare në Kanada do të fillojë të ofrojë shërbime për dokumente biometrike, pasaporta dhe letërnjoftime elektronike.
“Një lajm i mirë për qytetarët shqiptarë që jetojnë në Irlandë dhe Kanada
Duke filluar nga data 20 qershor, Ambasada Shqiptare në Londër në bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme, do të nisë shërbimet konsullore për shqiptarët që jetojnë në Irlandë
Gjithashtu, nga 27 qershori Ambasada Shqiptare në Kanada do të fillojë shërbimet për dokumente biometrike, pasaporta dhe letërnjoftime elektronike”, shkruan Rama.