Tirana
few clouds
28.5 ° C
28.5 °
28.5 °
39 %
4.1kmh
20 %
Sht
27 °
Die
27 °
Hën
26 °
Mar
26 °
Mër
27 °
E shtunë, 12 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Lajm i mirë për qytetarët e Kosovës, asnjë vdekje nga Covid-19 në 24 orët e fundit

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Lajm i mirë për qytetarët e Kosovës, pasi sot nuk është shënuar asnjë rast vdekje nga Covid-19.

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat mbi situatën pandemike për 24 orët e fundit, ku kanë rezultuar pozitivë 18 qytetarë dhe janë shëruar 412 pacientë të prekur me Covid-19.

Njoftimi i plotë i IKSHKP:

ASNJË RAST I VDEKJES, 18 RASTE POZITIVE DHE 412 TË SHËRUAR NGA COVID-19!

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 1.886 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 18 raste pozitive. Brenda 24 orëve nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Numri total i rasteve pozitive është 107.354 raste nga 604.205 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.242 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 412 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 102.519 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.593.

Rastet pozitive janë nga komunat: Gjilan 3 raste, Rahovec 3 raste, Drenas 2 raste, Gjakovë 2 raste, Prizren 2 raste dhe me nga një rast komunat Ferizaj, Istog, Klinë, Mitrovicë, Prishtinë dhe Viti. Mbuloni gojën dhe hundën me maskë! Mbani higjienën! Respektoni distancën!

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img