Hapësire reklamuese

Aktualitet

Lajm i mirë për pensionistët, Ibrahimaj: Janë 668 mijë persona të cilët përfitojnë, do ketë fonde çdo vit për ta

Shkruar nga Newsbomb
Lajm i mirë për pensionistët, Ibrahimaj: Janë 668 mijë

Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj, ka thënë se ditën e sotme u miratua paketa prej të cilës do të përfitojnë 668 mijë pensionistë për festat e fundvitit.

Sipas ministres janë afërsisht 40 milionë dollar të cilat do të jepen për pensionistët dhe personat me aftësi të kufizuara.

Ajo shtoi se kjo paketë e cila është miratuar çdo vit, do të ketë një vend në buxheti.

“Shpërblimet e fundvitit për të gjitha kategoritë e pensionistëve. Janë në total 668 mijë pensionistë të cilët përfitojnë nga paketa e miratuar ditën e sotme. Këto shpërblime arrijnë në një vlerë prej 3.5 miliardë lekësh për pensionistët.

Pra janë afërsisht 40 milionë dollar të cilat alokohen për pensionistët dhe personat me aftësi të kufizuara. Kjo paketë ka qenë prej vitesh e miratuar, ky është tashmë një zë buxhetor që do të thotë se shpërblimi nuk është vetëm për këtë vit por do të jetë i përcaktuar në secilin buxhet.

Qeveria socialiste ka alokuar gjithmonë fonde të tilla sepse e konsiderojmë këtë si një kategori të veçantë”, tha Ibrahimaj.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll