Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

"Lajm i mirë për Kremlinin, ju lumtë BE", ish-ministri i Jashtëm reagon ashpër pas Samitit të Brukselit

Shkruar nga Newsbomb
"Lajm i mirë për Kremlinin, ju lumtë BE", ish-ministri

Ish-ministri Jashtëm Enver Hoxhaj, ka kritikuar ashpër Bashkimin Evropian pasi nga Samiti që u mbajt në Bruksel me liderët e Ballkanit Perëndimor, nuk doli asnjë rezultat për çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën.

Gjithashtu, në këtë takim nuk u mor asnjë vendim hapjen e bisedimeve për anëtarësimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Prej dy vitesh, dy vendet ballkanike janë bllokuar në rrugën e integrimit nga vetoja bullgare për Shkupin.

Hoxhaj përmes një shkrimi në rrjetin social Twitter ka shkruar se kjo është "tirania e status-quo-së" për Ballkanin Perëndimor. Sipas ish-ministrit të Jashtëm të Kosovës, ky është një lajm i mirë për Rusinë.

“Nga Samiti i sotëm BE-Ballkan Perëndimor, nuk doli asnjë rezultat për liberalizimin e vizave për Kosovën dhe asnjë hapje të bisedimeve për anëtarësimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut! Kjo është tirania e status quo-së për Ballkanin Perëndimor! Ky është një lajm i mirë për Kremlinin. Ju lumtë BE", shkruan Enver Hoxhaj.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll