Tirana
clear sky
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
57 %
3.1kmh
0 %
Pre
38 °
Sht
35 °
Die
33 °
Hën
35 °
Mar
36 °
E premte, 25 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Lajm i MIRË për Kosovën, asnjë vdekje nga Covid-19, 5 raste pozitive në 24 orët e fundit

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

5 raste pozitive dhe fatmirësisht asnjë humbje jete nga Covid-19. Ky është bilanci i të dhënave për situatën pandemike për 24 orët e fundit në Kosovë.

Përgjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 184 pacientë të prekur me Covid-19, duke e çuar numrin e të shëruarve në 102.966.

Njoftimi i plotë i IKSHKP:

ASNJË RAST I VDEKJES, 5 RASTE POZITIVE DHE 184 TË SHËRUAR NGA COVID-19!

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 2.007 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 5 raste pozitive.

Brenda 24 orëve nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Numri total i rasteve pozitive është 107.410 raste nga 611.357 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.243 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 184 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 102.966 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.201.

Rastet pozitive janë nga komunat: Fushë-Kosovë, Gjilan, Mitrovicë, Obiliq dhe Prishtinë, secila me nga një rast.

Mbuloni gojën dhe hundën me maskë! Mbani higjienën! Respektoni distancën!

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img