Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Showbiz

Lajm i mirë për fansat e Ermal Metës, këngëtari i talentuar së shpejti koncert në Tiranë (Zbulohet data dhe vendi)

Shkruar nga Newsbomb
Lajm i mirë për fansat e Ermal Metës, këngëtari i

Ermal Meta do të rikthehet në Tiranë për një tjetër koncert.

Këngëtari me origjinë shqiptare por me famë të madhe në Itali, ka konfirmuar se koncerti do të mbahet me datë 29 Korrik në Stadiumin Air Albania.

Lajmin e ka bërë me dije këngëtari në një intervistë për mediat italiane.

“Më 29 Korrik do të jem në Stadiumin Air Albania në Tiranë. Kanë kaluar 30 vjet kur regjimi u shemb dhe ne menduam se do ta festonim me muzikë. Unë jam italian dhe shqiptar dhe jam zgjedhur të bëj një koncert në nder të popullit tim të origjinës, i cili arriti të pushtojë lirinë. Kanë ndodhur shumë gjëra vitet e fundit dhe lidhja midis Italisë dhe Shqipërisë, dy vende të ndara vetëm me 70 kilometra det, është e bukur”, është shprehur Meta.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll