Hapësire reklamuese

Aktualitet

Lajm i mirë nga pandemia në Shqipëri: “Shefqet Ndroqi” i rikthehet normalitetit, 17 pacientët e mbetur transferohen te Infektivi

Shkruar nga Newsbomb
Lajm i mirë nga pandemia në Shqipëri: “Shefqet

Spitali “Shefqet Ndroqi” i njohur dhe si Sanatoriumi, pritet që shumë shpejt ti kthehet normalitetit dhe të presë pacientë që nuk vuajnë nga Covid-19, shkruan newsbomb.al. Kjo, vjen pas përmirësimit të situatës së shkaktuar nga pandemia në vendin tonë.

Aktualisht në spitalin “Shefqet Ndroqi” janë vetëm 17 pacientë të prekur nga Covid-19, të cilët në 2-3 ditët në vazhdim pritet të transferohen në spitalin Covid1. Me transferimin e pacientëve të mbetur te Infektivi dhe shërimin e të tjerëve, Sanatoriumi iu rikthehet funksioneve të tij të mëparshme.

Nga nesër, spitali do të nisë t’i rikthehet gradualisht normalitetit, për pacientët me sëmundje pneumonare.

Si spital covid në vendin tonë pas rikthimit në normalitet të “Shefqet Ndroqit” do të mbetet vetëm spitali Infektiv, raporton newsbomb.al. Më herët, janë mbyllur dhe dy spitale të tjera covid që shërbenin në Tiranë, dhe ata të rretheve po ashtu.

Prej ditësh, në vendin tonë situata nga virusi Covid-19 paraqitet e qëndrueshme dhe me rënie të ndjeshme të infektimeve. Nga dje, në 1 Qershor ka nisur lehtësimi i masave të para, si heqja e detyrimit për mbajtjen e maskës dhe zgjatja e orës policore deri në orën 23.00.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu