Tirana
fog
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
100 %
0.5kmh
58 %
Mar
24 °
Mër
25 °
Enj
25 °
Pre
24 °
Sht
24 °
E martë, 30 Maj, 2023

Lajm i mirë nga OBSH: Ky vit mund të sjellë fundin e pandemisë COVID-19

Lajme të ngjashëm

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, dha një lajm të mirë gjatë një conference për shtyp në prag të ndërrimit të viteve.

Sipas tij, viti 2022 mund të sjelë fundin e pandemisë së koronavirusit që ka marrë jetët e miliona njerëzve në mbarë botën.

Ai kërkoi shpërndarjen e sa më shumë vaksinave edhe në vendet e varfra, pasi pabarazia mund të zgjasë kohën e pandemisë.

“Dy vjet më vonë, mjetet në dispozicion për të luftuar Covid-19 mbeten të shpërndara në mënyrë të pabarabartë në të gjithë botën. Në Afrikë, tre në katër punonjës të kujdesit shëndetësor mbeten të pavaksinuar, ndërsa njerëzit në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara po marrin doza të treta përforcuese. Ky hendek ka bërë që shanset për shfaqjen e varianteve të reja më të mundshme, duke na mbyllur në një cikël humbjesh të vazhdueshme, vështirësish dhe kufizimesh. Nëse i japim fund pabarazisë, i japim fund pandemisë dhe i japim fund makthit global që kemi jetuar të gjithë”, deklaroi Ghebreyesus.


Më shumë