Tirana
clear sky
27.5 ° C
27.5 °
27.5 °
61 %
3.1kmh
0 %
Pre
27 °
Sht
38 °
Die
41 °
Hën
40 °
Mar
39 °
E premte, 30 Korrik, 2021

Lajm i mirë nga Kosova, për të dytën ditë me radhazi asnjë viktimë nga COVID-19

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Lajme të mira vijnë nga Kosova, pasi për të dytën radhazi nuk ka patur asnjë viktimë nga koronavirusi.

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 31 raste të reja me COVID-19, ndërsa numri i personave që kanë fituar betejën me koronavirusin është 95.

Numri total i rasteve pozitive që nga fillimi i pandemisë në Kosovë është 107.224, ndërkohë që 2239 qytetarë kanë humbur jetën.

Njoftimi i autoriteteve kosovare:

ASNJË RAST I VDEKJES, 31 RASTE POZITIVE DHE 95 TË SHËRUAR NGA COVID-19!

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 3.012 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 31 raste pozitive.

Brenda 24 orëve nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Numri total i rasteve pozitive është 107.244 raste nga 591.824 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.239 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 95 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 101.374 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.631.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 9 raste, Gjilan 5 raste, Mitrovicë 3 raste, Podujevë 3 raste, Ferizaj 2 raste, Prizren 2 raste, Vushtrri 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Dragash, Fushë-Kosovë, Kaçanik dhe Obiliq.

Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!

Mbani higjienën! Respektoni distancën!

Më shumë

spot_img
spot_img