Hapësire reklamuese

Rajoni

Lajm i mirë nga Kosova, asnjë viktimë dhe vetëm 12 raste të reja me koronavirus

Shkruar nga Newsbomb
Lajm i mirë nga Kosova, asnjë viktimë dhe vetëm 12 raste

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 12 raset të reja me koronavirus, nga 1898 testime që janë bërë nga Instituri i Shëndetit Publik.

Fatmirësisht nuk ka patur asnjë viktimë, teksa numri i rasteve aktive është 133, ndërsa deri më sot 64.276 qytetarë janë vaksinuar me të dyja dozat e vaksinës.

Njoftimi i plotë:

#Bashkëiadalim

11 Korrik 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 919 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 253.858 doza të vaksinës.

Deri më sot 64.276 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 1.898 testime, 12 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 13 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.457.

Në total numri i rasteve aktive është 133.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu