Hapësire reklamuese

Bota

Lajm i mirë nga Kina, shkencëtarët kanë zbuluar 'anti-trupa' efektivë kundër koronavirusit

Shkruar nga Newsbomb
[caption id="attachment_317896" align="alignnone" width=""]Foto ilustruese[/caption]

Një ekip shkencëtarësh kinezë ka izoluar një grup anti-trupash që thotë se janë “tepër të efektshëm” për të bllokuar aftësinë e koronavirusit për të penetruar qelizat e njeriut, raporton Reuters.

Kjo mund të jetë një shenjë e mirë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Zhang Linqi dhe ekipi i tij në Pekin thonë se një ilaç që përmban anti-trupat në fjalë mund të jetë më i efektshëm se sa trajtimet e tjera, si për shembull përdorimi i plazmës me anti-trupat e personave që janë shëruar, pasi përdorimi i plazmës është i kufizuar në bazë të grupit të gjakut, raporton Reuters.

"Rëndësia e anti-trupave është provuar në mjekësi prej dekadash. Ato përdoren për të kuruar kancerin, apo çrregullime auto-imune si dhe sëmundje ngjitëse. Prandaj kemi shpresa se anti-trupat që kemi zbuluar mund të jenë shumë të efektshëm për pacientët me koronavirus si për mjekimin ashtu edhe për parandalimin e infeksionit,” thotë Dr. Zhang Linqi.

Ekipi shkencor filloi të analizonte anti-trupat që në janar, duke mbledhur mostra gjaku nga pacientë me COVID-19.

 Ky ekip po punon për t’i kombinuar anti-trupat e zbuluar me anti-trupa të tjerë për të ulur rrezikun e mungesës së efikasitetit nëse koronavirusi shfaq mutacione.

Nëse gjithçka shkon mirë, zhvilluesit e interesuar mund t'i prodhojnë në masë ato për provë, së pari tek kafshët dhe përfundimisht te njerëzit.

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.