Hapësire reklamuese

Bota

Lajm i mirë nga Britania, AstraZeneca dhe Universiteti i Oksfordit do të rinisin testimet për vaksinën kundër COVID-19

Shkruar nga Newsbomb
Ilustruese

Një lajm i mirë vjen nga Britania e Madhe, pasi kompania farmaceutike AstraZeneca dhe Universiteti i Oksfordit do të rinisin testimet për vaksinën kundër COVID-19.

Më 8 shtator, testimet për këtë vaksinë u pezulluan pasi një vullnetarit nga Mbretëria e Bashkuar iu përkeqësua gjendja shëndetësore, raporton BBC.

AstraZenaca më pas tha se do të hetojë nëse përkeqësimi i shëndetit të vullnetarit ishte efekt anësor i vaksinën që kjo kompani po zhvillon.

Ndonëse në Mbretërinë e Bashkuar sëmundjet e pacientëve janë konfidenciale dhe nuk publikohen, Neë York Times ka raportuar se një vullnetar nga Mbretëria e Bashkuar u diagnostikua me një sinkron inflamator që prek palcën kurrizore dhe që mund të shkaktohet nga infeksionet virale.

Vaksina, që po zhvillohet nga AstraZeneca dhe Universiteti i Oksfordit në Britani, është një prej projekteve më premtuese në luftën kundër sëmundjes COVID-19.

Sondazh

Poll