Një lajm mjaft i mirë është njoftuar nga Ministria e Punëve të Jashme, ku është bërë e ditur se Belgjika më në fund do të njohë patentat shqiptare.
Sipas një postimi në Twitter, shqiptarët që qëndrojnë në Belgjikë për më pak se 3 muaj mund të drejtojnë makinën me një patentë shqiptare, kurse shtetasit shqiptarë që kanë leje qëndrimi duhet të marrin një leje nga autoritetet belge për drejtimin e makinës.
Belgjika është vendi i dytë europian që lejon përdorimin e patentave shqiptare, pas Greqisë.