Hapësire reklamuese

Aktualitet

Lajm i mirë/ Nesër vaksinohen në Kukës 250 mjekë të Kosovës

Shkruar nga Newsbomb
Foto ilustruese

Kosova ende nuk ka marrë vaksinat anti-Covid dhe të parat që do t’i mundësohen janë nga Shqipëria.

Nesër janë 250 mjekë nga Kosova që do të vaksinohen me vaksinat anti-COVID-19 në Shqipëri. Lajmin e ka bërë me dije Federata Sindikale e Shëndetësisë së Kosovës (FSSHK).

Kjo vjen pas arritjes së marrëveshjes ndërmjet institucioneve shëndetësore të të dyja vendeve. Shqipëria i ka premtuar 500 vaksina Kosovës për mjekët e saj, ndërkohë që 250 të tjerë do të vaksinohen në ditët në vijim.

Komunikata e plotë:

Njoftojmë opinionin e gjerë e sidomos punëtorët shëndetësor se ashtu siç kemi paralajmëruar është arritur marrëveshja për vaksinimin e punëtorëve shëndetësor të Kosovës në Kukës.

Nesër do të vaksinohen rreth 250 punëtorët e parë ndërsa në ditët në vijim do të vazhdohet edhe me 250 të tjerë. Delegacioni i FSSHK-së i përbërë nga Kryetari Dr. Blerim Syla dhe Dr. Islam Krasniqi në prani të Ambasadorit të Kosovës në Shqipëri Zt. Nait Hasani sot kanë zhvilluar takim me Ministrinë e Shëndetësisë të Republikës së Shqipërisë dhe janë dakorduar për qështjet teknike të vaksinimit të punëtorëve shëndetësor të Kosovës.

Në fund edhe njëherë FSSHK falenderon Kryeministrin Rama,stafin e Ministrisë së Shëndetësisë të Republikës së Shqipërisë si dhe Ambasadorin e Kosovës në Shqipëri Zt. Nait Hasani për angazhimin e pashoq. Për informatën tuaj në Kukës është duke u pregatitur një hapësirë e veçantë për vaksinimin e punëtorëve shëndetësor të Kosovës edhe pse në këto orë të vona të natës.

Me respekt, Dr.Blerim Syla

Kryetari i FSSHK

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.