Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Lajm i MIRË: Më shumë se 1 milionë e 90 mijë vaksinime në Shqipëri

Shkruar nga Newsbomb
Lajm i MIRË: Më shumë se 1 milionë e 90 mijë vaksinime

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka bërë me dije shifrat e vaksinimit, ku ditën e sotme kanë marrë dozën e vaksinës më shumë se 13 mijë qytetarë.

Ndërsa që prej fillimit të fushatës janë kryer 1,095,453 vaksinime.

Manastirliu iu bën apel qytetarëve që të vaksinohen, pasi vetëm kështu mund të frenojmë përhapjen e Covid-19.

“Vaksinim Vaksinim Vaksinim.Më shumë se 13 mijë qytetarë u vaksinuan sot, ndërsa janë 1,095,453 vaksinime të kryera që prej fillimit të këtij procesi jetik.Vetëm përmes vaksinimit mund të frenojmë përhapjen e #Covid19, duke mbrojtur veten dhe njerëzit e dashur.Vaksinimi me njësitë e lëvizshme në Sukth të Durrësit”, shkruan Manastirliu.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll